Skip to content Skip to footer

Rreth nesh

Partneri juaj në çdo udhëtim

Ne jemi një agjenci udhëtimi e përkushtuar për të kthyer çdo udhëtim në një përvojë të paharrueshme. Me pasion për eksplorimin dhe dashuri për kulturat e ndryshme, krijojmë itinerare që ndërthurin bukurinë e vendeve të reja, pasurinë e traditave dhe magjinë e historisë e antikitetit

Besojmë se çdo udhëtim është një histori unike, prandaj kujdesemi për çdo detaj – nga planifikimi deri te përjetimi i plotë i aventurës suaj. Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë eksperienca autentike, emocione të bukura dhe kujtime që zgjasin një jetë.

ZYRA

Zbuloni Botën me ACS Taulant Kariqi – Shërbim, Aventurë dhe Komoditet

Përshëndetje! Jam Taulant Kariqi — themeluesi i ACS Travel — Me përkushtim dhe përvojë shumëvjeçare në fushën e udhëtimev.Misioni im është t’ju ofroj shërbim cilësor, komoditet dhe eksperienca të paharrueshme në çdo udhëtim.
ACS

Historia dhe Suksesi Ynë

ACS u themelua në vitin 1999 nga babai i Taulant Kariqi, si një pasion dhe iniciativë për të ofruar shërbime udhëtimi me cilësi të lartë. Ky biznes u trashëgua nga Taulant Kariqi, jo vetëm si një vazhdim i punës së babait të tij, por edhe si një dëshirë e madhe për të ruajtur dhe zhvilluar atë që ishte ndërtuar me përkushtim.
Gjatë gjithë këtyre viteve, parimi ynë kryesor ka qenë shërbimi ndaj klientit,të mos shihet thjesht si klient, por si partner në udhëtim. Ky angazhim na ka bërë të mos jemi thjesht një agjensi udhëtimi, por një organizatë që i qëndron afër kërkesave të klientëve dhe ndërton bashkëpunime që zgjasin vite me sukses.

Na kontaktoni

ACS TAULANT KARIQI